Helzagu që u përball me Skënderbeun, nesër miqësorja tjetër…!
- Korca Boom
- Aug 8, 2023
- 1 min read
Skuadra Helzag që përpara disa javësh u përball me Skënderbeun dhe u mund me rezultatin 3-1, ditën e nesërme, pra të mërkurë do të luajë një tjetër miqësore. Helzag-Skënderbeu U-19 është testi i radhës për djemtë amatorë, të cilët vërtet kanë lënë përshtypje shumë të mira në kampionatin e FSHF Sunday League.
Kjo miqësore do të luhet në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” dhe do të startojë në orën 19:00, ndërkohë që ekipi Helzag u ka bërë thirrje të gjithë sportdashësve që të mos mungojnë në këtë ndeshje edhe pse është vetëm një miqësore.
Ja postimi i plotë i Helzag përpara disa momentesh...
Të mërkurë 09.08.2023 ora 19:00 në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” zhvillohet ndeshja:
HELZAG - AKADEMIA SKËNDERBEU (U-19)
Ju mirëpresim!
