top of page

Hesht për vrasjen e policit, Braçellari flet vetëm për dënimin e vitit 2017

Jun 7
1 min read

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Violand Braçellarin, të akuzuar për vrasjen e efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, si dhe plagosjen e efektivit tjetër, Edison Adri.


Masa e sigurisë iu komunikua të dyshuarit në ambientet e Spitalit të Traumës, ku ai po merr trajtim mjekësor pas plagosjes së pësuar gjatë operacionit policor për arrestimin e tij.

Gjatë seancës, Braçellari nuk ka dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën efektivi Mekolli dhe mbeti i plagosur kolegu i tij.


Burime bëjnë me dije se ai është ndalur vetëm te një çështje e mëparshme penale, duke folur për dënimin e marrë nga Gjykata e Korçës në vitin 2017 për kultivim të lëndëve narkotike.


Sipas informacioneve, ai ka pretenduar se nuk ka pasur përfshirje në kultivimin e kanabisit, pavarësisht se ishte dënuar me 10 vite burg për këtë vepër penale.


Ndërkohë, lidhur me akuzat aktuale për vrasjen e efektivit Enea Mekolli dhe plagosjen e Edison Adrit, Braçellari nuk ka dhënë asnjë deklaratë para gjykatës.


Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të sulmit ndaj forcave të policisë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page