top of page

Hetimet në vazhdim, dyshohet për persona të tjerë në skandalin me të miturën në Korçë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 23
  • 1 min read

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e fundit në qytetin e Korçës, ku një 15-vjeçare ka kallëzuar në polici një 16-vjeçar, i cili është arrestuar nga autoritetet.


Sipas burimeve nga hetimet, vajza kishte bashkëjetuar për disa ditë me të miturin, në një lidhje që, duket se ishte e njohur edhe nga nëna e saj, e cila dyshohet se e kishte lejuar këtë bashkëjetesë.


Në dëshminë e saj para policisë, 15-vjeçarja ka rrëfyer se ka përjetuar dhunë fizike nga 16-vjeçari. Megjithatë, më pas ajo ndryshoi deklaratat e saj lidhur me natyrën e raportit mes tyre.


Kjo ka shtuar kompleksitetin e hetimeve dhe ka bërë që grupi hetimor të vazhdojë me punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.


Hetimet po shqyrtojnë mundësinë që në këtë çështje të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë. Ndërkohë, 15-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e specialistëve dhe po merr ndihmë psikologjike për të kapërcyer këtë situatë të vështirë.


Autoritetet kanë theksuar se do të vazhdojnë me hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të marrë masa të mëtejshme në përputhje me ligjin.

"KORÇA BOOM"

ree

bottom of page