top of page

Histori: Çiklizmi në Shqipëri

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 3
  • 1 min read

Turi i parë çiklistik në Shqipëri

Tradita çiklistike në Shqipëri është e hershme dhe ka një historik të saj.

Turi çiklistik i Shqipërisë është zhvilluar për herë të parë në shtatorin e vitit 1925 me një gjatësi prej 1300 km, ky ishte aktiviteti i parë zyrtar i asaj kohe.


Turi Çiklistik i Shqipërisë për nga vjetërsia e tij renditet i treti në Europë, pas Turit të Francës dhe Xhiros së Italisë.


Turi i parë çiklistik i Shqipërisë ishte me itenerar: Shkodër – Durrës, Durrës – Fier, Fier – Vlorë, Vlorë – Tepelenë, Tepelenë – Gjirokastër, Gjirokastër – kalohet kufiri me Greqinë në Kakavijë; ndalim tek Ura e Peratit, Ura e Peratit – Leskovik, Leskovik – Korçë, në Korçë një ditë pushim, Korçë – Qukës, Ura e Haxhi Beqarit – Elbasan, Elbasan – Peqin, Peqin – Kavajë, Kavajë – Tiranë.




Në çdo qytet, rezervohej një pritje madhështore, çdo bashki dhe prefekturë siguronte fjetjen, ushqimin, shërbimin mjeksor, duke krijuar një ambjent sportiv. U bë zakon që tre sportistët e parë merrnin dhurata të posaçme.


Në ditën e fundit Ministri i Brendshëm Ceno Beg Kryeziu dha një pritje ku ishin edhe senatori Halit Rroji dhe Drejtori i Përgjithshëm Pertef Pogoni.


Sipas vendit të parë, të dytë dhe të tretë; Jonuz Gjylbegut ju dhuruan 50 napolona, Ali Haverikut 25 napolona.




“KORÇA BOOM”



bottom of page