top of page

HISTORIKE: Ia del edhe STRUGA e Duros dhe Zguros, tani në “play-off”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 18, 2023
  • 1 min read

Mbrëmë pas Ballkanit të Ilir Dajës, Bajram Jashanicës, Nazmi Gripshit, Enea Koliçit ia ka dalë edhe një tjetër skuadër me shqiptarë. Është Struga e Maqedonisë së Veriut që tashmë do të luajë në “play-off” të Ligës së Konferencës.

Struga edhe pse u mund në fund mbrëmë 2-1, siguroi kualifikimin pasi fitoi 3-1 në ndeshjen e parë dhe tashmë do të luajë në fazën e “play-off”-it, një hap larg grupeve. Një arritje vërtet historike.

Struga drejtohet nga një tjetër ish-trajner i Skënderbeut, Shpëtim Duro, ndërkohë që ka në ekip një lojtar si Vangjel Zguro.

Ka qenë ky i fundit që ka postuar mbrëmë pas kualifikimit këtë foto që po publikojmë më poshtë, duke vendosur dixhiturën “Gangot e Strugës. Vazhdojmë të shkruajmë HISTORI.”

Bravo ju qoftë djema.

Suksese, Shpëtim Duros dhe Vangel Zguros…!



bottom of page