HISTORIKE/ Skënderbeu në Champions League, shpallet kampion i vendit. Europë na prit!
- Korca Boom
- Apr 26
- 1 min read
Skënderbeu-Partizani 2-1
Shënues: Xhixho 46’, Laze 65’ / Nela 42’
Europë na prit! Erdhi Skënderbeu!
Kjo është fraza më domethënëse që mund të themi në këto momente, pasi ka përfunduar në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”, ndeshja e fundit mes Skënderbeut U-19 dhe homologëve të Partizanit me fitoren e “Ujqërve” tanë me shifrat 2-1.
Skënderbeu është shpallur në këtë mënyrë kampion i vendit dhe është futur në histori me këtë sukses madhor. Tashmë në verë skuadra bardhekuqe do të luajë në Champions League.
Ishte një sukses që djemtë tanë e meritonin, pasi kanë kryesuar për javë e javë me radhë.
Është dita e historisë së madhe të Skënderbeut dhe fjalët në këtë moment janë të tepërta.
Urime! Urime! Urime!
Këta janë Skënderbeu i vërtetë që na kthyen në Champions League. Jemi krenarë për Ju djema! Bravo ju qoftë!
“KORÇA BOOM”


