top of page

HT/ Mbyllen 45 minutat e para në Tirana-Pogradeci. Një gol i anuluar

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 4
  • 2 min read

Tirana: Selmani, Kola, Dembele, Mici, Vera, Soler, Rafael, Përgjoni, Haxhiu, Ndreca, Jarmouni. Trajner: Bledi Shkëmbi

Pogradeci: Staniç, Danlandi, Ivan, Shkulaku, Lila, Vokrri, Pengu, Zguro, Krasniqi, Raza, Alidema. Trajner: Ardian Mema


Kategoria Superiore: Play Out

Stadiumi: “Elbasan Arena”

Arbitër: Andi Koçi


45’+5’ Mbyllet pjesa e parë pa gola nga të dy skuadrat.


45’+4’ Krasniqi ul topin për Vokrrin i cili del i vetëm para Selmanit por gabon gjithçka me gjuajtjen e tij.


45’+3’ Rafa Silva gjuan nga jashtë zonës, sfera devijohet mbi katërkëndorin e Pogradecit.


45’+3’ Haxhiu ul topin për Soler i cili gjuan, pro gjen devijimin në këndore të Zguros.


45′ Jepen 5 minuta shtesë.


38’-43’ Pas një harkimi nga e djathta i Vera, topi largohet nga zona e shkon te Soler i cili lëshon një predhë të pakapshme për Staniç. Bardheblutë festojnë golin, por pogradecarët protestojnë për një faull në sulm të Micit. Pas 3 minutash, Koçi shkon të shohë pamjet në VAR dhe shqyrton pamjet, duke vendosur anulimin e golit të bardhebluve.


33’ Shkulaku nga e majta pason në shtyllën e parë për Vokrrin, Përgjoni mbyll hapësirën dhe çon sferën në këndore.


31’ Shkulaku ia del të shmangë mbrojtësin dhe lëshon një gjuajtje të befasishme në hyrje të zonës, sfera shkon jashtë ngjitur me shtyllën.


30’ Momente tensioni në fushë, në fund gjyqtari ndëshkon Hysenllarin dhe Soler me karton të verdhë.


26’ Përsëri ka momente të rrezikshme në zonën e Pogradecit, në fund është Vera i cili gjuan nga jashtë por çon sferën në duart e Staniç.


22’ Zharmuni provon me të majtën nga jashtë zonës, sfera prek vetëm rrjetën e jashtme të portës pogradecare.


16’ Pengu del nga oja i dëmtuar, vendin e tij e merr Hysenllari në radhët e Pogradecit.


16’ Zharmuni merr mirë topin në zonë dhe gjuan, por Staniç pret në pozicion.


6’ Harkim i rrezikshëm i Zguros i cili çon topin te Krasniqi por ky i fundit nuk ia del të devijojë para portës. Nga ana tjetër është Haxhiu i cili sheh gjuajtjen e tij të ndalet para portës së Pogradecit.


5’ Rrezik para portës së Selmanit pasi Ivani kthen një top në qendër. Portieri del dhe grushton e më pas fiton faull.


4’ Alidema ka mundësinë të nisë një kundërsulm të shpejtë, por vonohet në pasim dhe i heqin topin nga këmbët.


1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.


“KORÇA BOOM”



bottom of page