top of page

HT: Mbyllet pjesa e parë Egnatia-Skënderbeu/ Mësoni çfarë ka ndodhur në 45 minuta!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 19
  • 2 min read

Egnatia - Skënderbeu 0-0

EGNATIA: Dajsinani, Dylis, Alijev, Aleksi, Fernando, Lushkja, Zejnullai, Jahaja, Ujka, Frangaj, Guindo. Trajner: Edlir Tetova.

SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Merlim, Nikaj, Naser, Dumfur, Sabo, Shaqe, Lukas, Bismark. Trajner: Ernest Gjoka.

Gjyqtar: Olsid Ferataj

Kartonë të verdhë: Fangaj, Aleksi / Ramos

 

Ndeshja mes Egnatias dhe Skënderbeut nis e qetë dhe pa raste në 10 minutat e para të takimit, ku duket se pavarësisht superioritetit të lehtë të vendasve, të dy ekipet përpiqen të mos gabojnë në zonat e tyre. Skënderbeu në këto minuta përpiqet më shumë të ulë ritmin dhe pak të rrezikojë.


Vetëm në të 17-ën minutë janë vendasit që sjellin rastin e parë, teksa Gundi përfiton nga një gabim i Ramos dhe Dumfor dhe i vetëm përballë Alias nuk arrin të shënojë golin e avantazhit.



Rast tjetër shënimi për Egnatian. Lushkja dy minuta më vonë gjuan me të majtën nga jashtë zone dhe është Marko Alia që bën mrekullinë me grushtimin e topit.


Skënderbeu do të kujtohej vetëm në minutën e 28-të, teksa nga e djathta e sulmit kroson dhe gjuan njëkohësisht, por topi përfundon mbi traversë. Tetë minuta nga fundi sërish Skënderbeu në një goditje këndi për pak sa nuk rrezikon. Merlim shërben në zonë, por asnjë nga lojtarët në zonë nuk e dërgon topin në kuadrat.


Rastin e pastër të fundit në pjesën e parë e ka Skënderbeu, teksa Lukas për pak sa nuk shënon, por është Aleksi që heq topin nga vija fatale.


Në të 42-ën minutë është Bismark që për pak sa nuk kalon Skënderbeun në avantazh, godet dhe vetëm shtylla shpëton vendasit nga pësimi i golit të avantazhit.


Pjesa e parë do të mbyllej me Fangaj që lëshon një predhë dhe Alia shpëton për mrekulli portën me grushtimin e topit. Mbyllet pjesa e parë 0-0.

 



Minutat dhe rastet e pjesës së parë

17’ – Rasti i parë i ndeshjes vjen në këtë minutë për Egnatian. Është Guindo që merr një asist nga mbrojtja e Skënderbeut dhe përballë Alias bën më të vështirën, gjuan jashtë. Shpëton porta e Skënderbeut.

19- Tjetër rast shënimi për Egnatian. Këtë herë Lushkja lëshon një predhë nga jashtë zonës me të majtën dhe grushton Alia.

28’ – Skënderbeu do të kujtohej të zbriste në portën rrogozhinase vetëm në këtë minutë. Juri Merlim kroson dhe gjuan njëkohësisht, por mbi traversë.

37’ – Goditje këndi për Skënderbeun. Juri Merlim kroson në zonë dhe atje asnjë nga futbollistët e Skënderbeut nuk arrin ta dërgojë topin në kuadrat.

41’ – Rast i pastër shënimi për Skënderbeun. Lukas kalon një lojtar në të djathtë, fut topin në portë dhe në vijën fatale është Aleksi që shpëton rastin e golit për Skënderbeun.

42’- Skënderbeu për pak sa nuk shënon. Bismark gjuan dhe vetëm shtylla ndal Egnatian nga pësimi i golit të parë.

43’ – Fangaj nga krahu tjetër gjuan dhe grushton Marko Alia që bën një pritje spektakolare.



“KORÇA BOOM”



bottom of page