HT Mbyllet pjesa e parë në stadiumin “Skënderbeu”/ Mësoni çfarë ka ndodhur!
- Korca Boom
- Apr 27
- 2 min read
Skënderbeu - Bylis 1-1
Shënues: Bismark 13’ / Mustafa 10’
Skënderbeu: Alia, Vaskez, Ramos, Prençi, Nikaj, Nasr, Sabo, Estrela, Shaqe, Lukuinjas, Bismark. Trajner: Ernest Gjoka
Bylis: Batista; Bruno, Da Silva, Kane, Përndreca, Mustafa, Kamara, Malomo, Përgjoni, Abazaj, Ilieski. Trajner: Gentian Mezani
Gjyqtar: Enea Jorgji
Përpara fllimit të takimit kanë qenë korçarët që për herë të parë janë grumbulluar në pankinën e tyre dhe janë betuar së bashku me Gjokën për fitore, ndërkohë që loja nis e qetë nga të dyja skuadrat, teksa presioni më shumë është mbi Skënderbeun që kërkon vetëm fitoren.
Në minutën e 3-të është Përgjoni për miqtë që lëshon një predhë nga larg, por mbi traversë.
Në të 10-ën minutë është Bylisi që bën surprizën duke shënuar. Pas një goditjeje nga këndi është Mustafa që me kokë pa u shqetësuar nga askush, gjuan dhe 0-1 për Bylisin. Hesht stadiumi “Skënderbeu”.
Vetëm 3 minuta ka zgjatur festa e miqve, pasi është Bismark që shënon në portën e Bylisit dhe 1-1. Të gjithë në këmbë në stadiumin juglindor duke u gëzuar për golin e barazimit.
Pas golit janë sërish miqtë që për pak sa nuk shënojnë në minutën e 17-të, por Da Silva gjuan jashtë.
Duhet të vinte minuta e 37-të që Skënderbeu të shpërdoronte rastin më të pastër të golit të avantazhit. As Nasr, as Bismark, as Nikaj me tre gjuajtje të njëpasnjëshme nuk e dërgojnë dot topin në rrjetë.
Mbyllet pjesa e parë me barazimin 1-1.
Minutat dhe rastet e pjesës së parë
3’ – Rasti i parë u takon miqve, teksa për Bylisin është Përgjoni që gjuan nga jashtë zone, por topi përfundon mbi traun e portës së Marko Alia.
10’ – Shtang Bylisi. Goditje nga këndi për Bylisin, është Musafa që i lënë i vetëm në prapavijë gjuan me kokë dhe 0-1 për Bylisin.
13’ – Skënderbeu nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe është Bismark që menjëherë barazon rezultatin në 1-1. Ka festë në stadiumin juglindor.
17’ – Është Bylisi që zbret rrezikshëm, teksa Da Silva për pak sa nuk shënon, por gjuajtja e tij përfundon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.
37’ – Nasr, Nikaj, Bismark, tre gjuajtje në pak sekonda dhe për pak sa nuk shënojnë. Shpëton porta e Bylisit pasi asnjëri prej sulmuesve nuk e dërgon dot në kuadrat.
“KORÇA BOOM”
