top of page

HT Skënderbeu-Devolli mbyllet pjesa e parë/ Mësoni çfarë ka ndodhur!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 5
  • 2 min read

Skënderbeu-Devolli 1-0

Shënues: Ukici 35’


Skënderbeu: Dervishaj, Gift, Randi, Vaskuez, Zenullari, Emanuel, Hasa, Baba Musa, Tayo, Çuçka, Ukici. Trajner: Ernest Gjoka.

REZERVA: Alia, Vangjeli, Shaqe, Nasr, Gjini, Janaqi, Gjata, Ilensami


Devolli: Beqiri, Cuko, Pere, Ivani, Kapllani, Demiri, Longo, Ferhati, Fredyy, Staro, Ago. Trajner: Erindi Maneshi

REZERVA: Medolli, Anderson, Jonas, Ivani, Këndezi, Meka, Burimi, Ametlli, Becolli, Fezo


Gjyqtarë: Ervin Kotemelo, Shpëtim Shaholli, Bariokels Hamzaj

 

Ndeshja miqësore mes Skënderbeut dhe Devollit nisi e qetë në stadiumin “Skënderbeu”, nën praninë e pak sportdashësve që ishin vendosur në tribunën qëndrore.


20 minutat e para nuk kanë thuajse asnjë rast, me Skënderbeun që sulmon dhe Devollin që mbrohet.


Miqtë duket që janë të vendosur mirë dhe besojnë më shumë te kundërsulmi, ndërkohë që Tayo, Baba Musa, Ukici e Çuçka, në vijën e parë të sulmit, marrin pak topa nga reparti i mesit të fushës dhe për pasojë porta e Beqirit të Devollit nuk rrezikohet asnjëherë, madje deri në minutën e 30-të.


Në minutën e 32-të është Fredyy për miqtë që kroson në zonën e Skënderbeut dhe Pere del huq, paksa diagonal dhe kishte mundësi të rrezikonte seriozisht portën vendase.


Duheshin 33 minuta që Skënderbeu të zbriste për herë të parë rrezikshëm. Është Baba Musa që nga e majta e sulmit futet në zonë dhe përballë portierit Beqiri, ia jep topin në duar portierit të devollit. Rasti i parë për këtë ndeshje në kaq shumë minuta.


Në të 35-ën minutë është Skënderbeu që shënon. Gift nga e djathta e sulmit kroson në qendër dhe Tayo pasi e stopon ne gjoks ia kalon Ukicit dhe ky i fundit shënon përballë portierit mik. 1-0 për Skënderbeun.


Më pas deri në përfundim të pjesës së parë nuk ka raste dhe 45-minutëshi mbyllet me avantazhin e Skënderbeut 1-0.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page