top of page

Humbje fatale në transfertë, Dinamo e Ilir Dajës merr leksione nga polakët e Jagiellonia

  • Aug 21, 2025
  • 1 min read

Jagiellonia 3- 0 Dinamo (Imaz 12', Palulu 34', Wojtuszek 50')


Conference League: Faza “play-off”

Stadiumi: “Chorten Arena”

Arbitër: Marian Barbu (rumun)


FORMACIONET ZYRTARE:

JAGIELLONIA: Abramowicz, Wdowik, Kobayashi, Vial, Wojtuszek, Pozo, Flach, Romanczuk, Imaz, Palulu, Pietuszewski. Trajner: Adrian Siemieniec.


DINAMO: Teqja, Lorran, Aliji, Meksi, Nani, Gassama, Beqja, Vila, Bregu, B.Berisha, H.Berisha. Trajner: Ilir Daja.


Dinamo e Ilir Dajës është mposhtur me rezultatin 3 me 0 në duelin e parë të “play off”-it të Ligës së Konferencës ndaj polakëve të Jagiellonias.  


Vendasit e kanë dominuar sfidën, duke krijuar shumë raste shënimi, teksa ra në sy performanca e dobët në mbrojtje e skuadrës së Ilir Dajës. “Arnimet” në repartin difensiv, duket se e bënë të pamundur misionin e grupeve për skuadrën shqiptare, që tashmë do t’i duhet një mrekulli, për të përmbysur rezultatin në sfidën e kthimit që do të zhvillohet pas 1 jave në “Air Albania”.  


“KORÇA BOOM”


bottom of page