Humor, batuta, harmoni, optimizëm, ja ç’ndodh te Skënderbeu…!
- Korca Boom
- Jul 26, 2023
- 1 min read
Skënderbeu është në mesin e fazës përgatitore, ndërkohë që trajneri Ivan Gvozdenoviç duket se po formon një skuadër që ka harmoni brenda dhe sigurisht që kjo është shumë e rëndësishme.
Sot po sjellim për të gjithë ju dashamirës të “Korça Boom” një kolazh me foto nga seancat e fundit stërvitore, foto që i shfaqim për herë të parë dhe kjo falë edhe fotoreporterit Olsi Hajdini.
Harmonia dhe optimizmi mbizotëron në radhët e të gjithë futbollistëve, ndërkohë që nuk mungojnë në çdo seancë stërvitore batutat dhe humori.
Shikojini me poshtë fotot që kemi përzgjedhur nga stërvitjet e Skënderbeut:





