top of page

I famshëm me Young Boys, por jo vetëm…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 24, 2023
  • 1 min read

Hektor Kapllani, njeriu aktiv, punëtor dhe specialisti që nuk mungon kurrë me mendimet e tij


Është i pari trajner me ekipin e tij privat në Shqipëri dhe njihet në Korçë si Kapllani i Young Boys. Hektor Kapllanin e gjen kudo gjatë ditës në fushat e futbollit, e gjen atje me ekipin e tij privat, por e gjen edhe si specialist, apo te Skënderbeu ku mendimet e tij gjithmonë janë më shumë se të vlefshme.

Përpara disa ditësh në ndeshjet e veteranëve edhe Kapllani ishte atje në fushë për të treguar se futbollin e ka në gjak, ka lindur dhe do vdesë me topin. Vite të tëra mbi supe,qe tregon edhe vetë fotoja, vite të tëra edhe në kile, por Hektori pa diskutim mbetet nga njerëzit më aktivë në Korçë për futbollin.

Hektori nuk është i vetmi që jeton me futbollin, pasi familja e tij është e gjitha e përkushtuar te ky sport. Sot,djali i tij i vogël është aktiv dhe ka veshur fanelën e Skënderbeut, pa thënë se edhe djali tjetër i tij ka qenë pjesë e futbollit. Për të shkuar te babai i tij, që jo vetëm ishte presidenti i klubit të tij privat, por ishte edhe shtytësi kryesor për Kapllanin që të jetë ai që është sot.

Mbresëlënës ka mbetur Hektor Kapllani në ndeshjet e veteranëve dhe sigurisht ai është gati të jetë gjithmonë ne fushë,sa herë të ketë një aktivitet futbolli.

Hektor Kapllani njihet si traneri i Young Boys, por jo vetëm.

Kapllani jeton me futbollin dhe vërtet sa shumë po i jep dhe do t'i japë këtij sporti.

Faleminderit për gjithçka, Hektor Kapllani…



bottom of page