top of page

I madhi i volejbollit Jani Melka, viziton “Korça Vollej”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 3, 2023
  • 1 min read

Dy ditë më parë ka qenë një vizitë e këndshme e Jani Melkës që ka tërhequr vëmendjen e sportdashësve. Vizita e Melkës u zhvillua te ekipi i “Korça Vollej” dhe sigurisht që kjo ka qënë një nga më tërheqëset.

Në foton e publikuar duken qartë vajzat e së ardhmes së volejbollit, Jani Melka në mes dhe trajneri Romeo Xega dhe specialisti i volejbollit Mishel Pili.

Kujtojmë që Jani Melka është një ndër emrat e mëdhenj të volejbollit shqiptar dhe sigurisht që prania e tij kudo është me shumë vlera dhe nder, sepse Melka është një emër vërtet i madh.

Grupi “Spori korçar” ka publikuar këto dy foto që shikoni më poshtë, ku theksohet se janë vizituar nga trajneri i madh Jani Melka gjatë një seancë stërvitore me ekipin e “Korça Vollej”.

Suksese këtij ekipi dhe vajzave në rrugën e tyre…



bottom of page