top of page

I mbani mend dy “ujqërit”: Nikolin Çoçlli dhe Lorenc Sërbo…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 23, 2023
  • 1 min read

Një foto që për ata që e kanë ndjekur Skënderbeun dekada më parë vlen sa një mijë të tilla.

Këta janë dy lojtarët e Skënderbeut, Nikolin Çoçlli dhe Lorenc Sërbo, ose ndryshe “Saravakosi” siç e njihnin ndryshe. Dy lojtarë fantastikë me grintë dhe zemër, bënë gjithçka për Skënderbeun e asaj kohe.

Kjo foto është shkrepur në stadiumin “Skënderbeu” dhe ishte koha kur luhej edhe mbi dëborë. Vite që askush nuk ka për t’i harruar kurrë. Ndoshta brezi i tanishëm e ka të vështirë t’i njohë këta dy lojtarë, por për të tjerët janë më shumë se “ujqër”.

I kujtojmë vërtet me shumë nostalgji këta emra futbollistësh dhe padiskutim që sot kemi obligimin e madh për tu thënë: Faleminderit për atë kënaqësi të madhe që na dhatë në atë kohë. Faleminderit për atë që i keni dhënë fanelës së Skënderbeut.



bottom of page