top of page

I ranë në kokë skelat te Ura e Selitës, gruaja e Bledi Shkëmbit kërkon 100 milionë lekë dëmshpërblim

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 5 days ago
  • 1 min read

Imelda Shkëmbi, gruaja e trajnerit të Tiranës, Bledi Shkëmbit u plagos një vit më parë te ura e Selitës në Tiranës pasi i ranë në kokë skelat e hekurit të një pallati në ndërtim. Ajo kërkon në Gjykatën e Tiranës dëmshpërblim në masën e 100 milionë lekëve të vjetra.


Çështja civile është regjistruar diën e djeshme (të martë), datë 6 Maj në Gjykatën e Tiranës dhe shorti për gjykim i ka rënë magjistrates Ina Hoxhaj. Konkretisht, gruaja e ish-futbollistit Bledi Shkëmbi dhe babai i saj kërkojnë nga togat e zeza:


1. Detyrimin e palëve të paditura të shperblejnë dernin pasuror dhe jopasuror shkaktuar palëve paditesë, në shumën 10,000,000 (dhjetë milionë) lekë;


2. Marrjen e mases së sigurimit të padisë, duke vendosur sekuestro konservative mbi llogaritë bankare, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të palës së paditur, në vlerën e dëmit të pretenduar;


3. Dhënien e vendimit me ekzekutim të përkohshëm;


4. Detyrimi si palë e paditur me shpenzirnet gjyqësore.


Hysen Lavdari dhe Imelda Shkëmbi, në Janar të vitit të shkuar 70 dhe 39 vjeç, po kalonin në trotuar në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë, kur skelat e hekurit të një pallati 14 katësh u shkëputën nga lartësia dhe i zunë poshtë.


Babë e bijë morën dëmtime të rënda trupore dhe për javë me radhë morën trajtim të specializuar në spital, ndaj bashkëshortja e Bledi Shkëmbit dhe babai i saj i kërkojnë Gjykatës së Tiranës që të sekuestrojë llogaritë bankare të kompanisë ndërtuese dhe t’i dëmshpërblejë.


“KORÇA BOOM”



bottom of page