top of page

Idrizaj-Moraes, Skënderbeu ka gati ofertat

  • Jun 18, 2023
  • 1 min read

Dy lojtarëve u ka përfunduar kontrata. A do t’i bindë Takaj të dy futbollistët


Deri tani te Skënderbeu ka pasur largime, afrime dhe padiskutim kjo tregon që Skënderbeu ka filluar të lëvizë për të mbyllur sa më parë lojtarët që po kërrkon trajneri Ivan Gvozdenoviç t’i këtë në dispozicion për sezonin e ardhshëm në superligë.

Përpos emrave të shumtë që qarkullojnë deri tani zyrtarisht të afruar janë ata që ka zbuluar “Korça Boom”.

Mësohet se dy futbollistët që mbyllën sezonin e kaluar me Skënderbeun, Hektor Idrizaj dhe Junior Moraes, janë në pritje të bisedimeve me presidentin Ardjan Takaj. Të dy futbollustëve u ka përfunduar kontrata dhe do të jetë presidenti Ardjan Takaj me ofertëat për të dy lojtarët që do të mundohet ti mbajë në Korçë të paktën edhe për këtë sezon.



bottom of page