top of page

IEVP Korçë pajiset me autoambulancë të re

  • Jul 25, 2025
  • 1 min read

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Korçë është pajisur së fundmi me një autoambulancë të re moderne, falë bashkëpunimit me Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.


Kjo pajisje e re vjen si një investim në përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore brenda sistemit penitenciar dhe synon:


-Shërbim më të mirë mjekësor për të dënuarit

-Reagim më të shpejtë në raste emergjente

-Rritje të sigurisë dhe efikasitetit në transportin shëndetësor


Drejtoria e IEVP Korçë falënderon për mbështetjen e vazhdueshme Ministrin e Drejtësisë, z. Ulsi Manja dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, z. Klevis Qose, për angazhimin e tyre në rritjen e standardeve të trajtimit dhe shërbimeve brenda sistemit të burgjeve.


“Kjo është një arritje që reflekton përkushtimin për një sistem penitenciar më funksional dhe më human,” – thuhet në reagimin zyrtar të institucionit.


Autoambulanca e re është tashmë në funksion dhe gati për të përballuar çdo situatë mjekësore emergjente brenda apo jashtë institucionit.


“KORÇA BOOM”


bottom of page