top of page

Igli Tare në stadiumin “Skënderbeu” shikon miqësoren Skënderbeu-Dinamo

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 23, 2023
  • 1 min read

Në tribunën qëndrore të stadiumit “Skënderbeu” përveç presidentit të Skënderbeut, Ardjan Takaj dhe Ardjan Bardhi, është edhe një mysafir shumë i veçantë.

Disa metra më tutje sipër presidentëve respektivë ndodhet Igli Tare. Ish-drejtori i Lazios, po e ndjek nga fillimi këtë takim, duke vëzhguar padiskutim futbollistët e të dy ekipeve dhe ka qenë mysafiri më i veçantë në Korçë.

Kjo foto që shikoni më poshtë i përket pikërisht momentit të Igli Tares në tribunën qëndrore të stadiumit “Skënderbeu”.



bottom of page