Igli Tare suport për Dean Liço, pas ndeshjes foto pafund me ish-drejtorin e Lacios
- Korca Boom
- Jul 24, 2023
- 1 min read
Mbrëmë në ndeshjen miqësore mes Skënderbeut dhe Dinamos, ajo që është bërë tashmë publike ka të bëjë me atë se, në tribunën qëndrore nuk mungonte ish-drejtori sportiv i Lacios që shoqërohej nga Luixhi Di Biaxho ish-trajneri i kombëtares italiane.
Por, pas përfundimit të kësaj miqësoreje në Korçë, ka qenë Tare që ka qëndruar për shumë minuta përpara stadiumit “Skënderbeu” atje ku shumë tifozë, por edhe dashamirës të tij kanë shkrepur foto pafund me Taren.
E veçanta është se Tare ka kërrkuar enkas të takojë Dean Liço dhe akoma pa u veshur mesfushori ka dalë me peshqir duke u takuar me Iglin Taren. Nuk dihet se çfarë kanë biseduar, por me shumë gjasa Tare mund të jetë suport për Dean Liçon.
Më poshtë po sjellim edhe disa foto të Ifli Tare pas ndeshjes në stadiumin “Skënderbeu”.



