top of page

Ilir Daja / Mjeshtër i Madh me Skënderbeun, tani me Ballkanin… Rastësi, apo…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 22, 2023
  • 1 min read

Nëse ka një trajner shqiptar me shumë suksese mbi supe, ai është padyshim Ilir Daja.

Me Dajën në krye Skënderbeu arriti suksese të mëdha, duke e çuar skuadrën bardhekuqe deri në grupet e Europa League. Shumë njerëz ishin skeptikë për arritjet historike të këtij trajneri dhe ndoshta ia dedikonin sukseset vetëm klubin “Skënderbeu”.

Në fakt, Ilir Daja me korçarët gjeti skuadër të madhe, ndërtori skuadër të madhe dhe e bëri skuadrën po kaq të madhe.

Pas Skënderbeut, Ilir Daja u largua dhe tashmë ndodhet në drejtimin e Ballkanit, skuadër që është sërish drejt një suksesi të madh. Një hap larg grupeve të Konferencë League. Dhe, sërish nën drejtimin e Dajës.

Kjo nuk është më rastësi. Ilir Daja është padyshim trajneri më i suksesshëm shqiptar dhe kjo nuk ka mëdyshjen më të vogël.

Të enjten Ballkani luan ndeshjen e “play-off”-it ndaj Bate Borisov dhe, nëse kualifikohet sërish arrin në fazën e grupeve.

Në Shqipëri dhe në Kosovë besojnë shumë që Ilir Daja do të dijë sërish të arrijë një sukses kaq të madh dhe kaq historik.

Vërtet Ilir Daja është një Mjeshtër i Madh dhe këtë e tregoi me Skënderbeun dhe po vazhdon ta tregojë edhe me Ballkanin.

Suksese Mjeshtër! Suksese, Gripshit, Jashanicës, Koliçit dhe gjithë djemve të Ballkanit!

Na bëni sërish krenarë…!



bottom of page