Ilir Daja, Jashanica, Gripshi, Koliçi, të gjithë “ish”-ët e Skënderbeut ja dalin me Ballkanin…
- Korca Boom
- Aug 17, 2023
- 1 min read
Pak momente më parë ka përfunduar edhe ndeshja e kthimit e Ligës së Konferencës për Ballkanin që ka triumfuar edhe në transfertën e Gjibraltarit 3-1.
Kujtojmë që Ballkani drejtohet nga ish-trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja dhe sukseset vijnë njëri pas tjetrit. Me këtë fitore dhe kualifikim Ballkani kalon në fazën e play-off-it dhe pritet të mësojë edhe kundërshtarin.
Me Ballkanin luajnë edhe lojtarët e tjerë që kanë qenë pjesë e Skënderbeut, si, Bajram Jashanica, Nazmi Gripshi apo edhe Enea Koliçi. Suksese të jashtëzakonshme të skuadrës kosovare dhe padiskutim që i urojmë Ballkanit dhe Ilir Dajës suksese edhe në play-off, pasi nëse triumfon edhe atje do të luajë në Grupet e Konferencë League.
Suksese djema…!
