top of page

IN MEMORIAM: Ndahet nga jeta doktoresha pediatre-nefrologe, Elvira Popllo

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 3, 2023
  • 1 min read

Është ndarë sot nga jeta Dr. Elvira Popllo. Këtë lajm e ka konfirmuar para pak minutash faqja e Spitalit Rajonal të Korçës, e cila ka nxjerrë këtë njoftim:

“Me hidhërim të thellë njoftojmë sot ndarjen nga jeta të Dr. Elvira Popllo (Evanthi Tollkuçi), mjeke pediatre-nefrologe pranë Spitalit Rajonal Korçë (1969-2006)

Dr. Elvira ka lindur më 5 janar 1946. Ka mbaruar fakultetin e mjekësisë në Universitetin e Tiranës si mjeke e përgjithshme në vitin 1968. Në vitet 1977-1978 specializohet për nefrologe pranë Klinikës Universitare Spitali i Pediatrisë Tiranë dhe vjen si nefrologia e parë pediatre në Korçë ku hap repartin e parë me pacientë me sëmundje të aparatit urinar tek fëmijët që në moshet e porsalindur deri në moshën 14-vjeç.

Dr. Elvira ka qenë koordinatore në Spitalin e Pediatrisë në vitin 1972 dhe shefe reparti nga viti 1983 deri në vitin 2002.

Dr. Elvira me punën e saj, me përvojën e pasur dhe sjelljen e saj, ka tërhequr respektin e kolegëve, miqve, shokëve dhe veçanërisht të pacientëve e nënave të tyre.

Në vitin 1984 është nderuar me medalje: “Për shërbim të mirë ndaj Popullit”.

Spitali Rajon Korçë i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve dhe kolegëve të saj.”



bottom of page