top of page

Incident në fushë, mësoni lajmin e fundit për gjendjen e lojtarit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 30
  • 1 min read

Mesfushori i Marseille, Bilal Nadir, u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes ndaj Angers, duke shqetësuar të gjithë të pranishmit në Stade Vélodrome.


Ndërhyrja e stafit mjekësor ishte e menjëhershme, dhe Nadir u shoqërua jashtë fushës për të marrë ndihmën e nevojshme. Klubi francez ka dhënë gjithashtu informacionin më të fundit për gjendjen e 21-vjeçarit.


“Pasi u trajtua nga stafi mjekësor i klubit dhe shërbimet e urgjencës në vendngjarje, gjithçka u normalizua. Si masë paraprake, Bilal Nadir u dërgua në spital për një vlerësim të plotë mjekësor. Gjendja e tij është e mirë dhe ai mbetet nën vëzhgim,” njofton Marseille.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page