Incidenti mes komisionerëve në Pogradec, flet policia!
- Korca Boom
- May 11
- 1 min read
Incidenti me komisionerin e PS në Pogradec, njoftimi për shtyp i policisë rajonale të Korçës
Policia e shtetit ka dalë me njoftim për shtyp për incidentin e ndodhur në një qendër votimi në Pogradec dhe bën me dije se rreth orës 10:20, shtetasi E. G., që është komisioner në qendrën e votimit nr.3901/00 Pogradec, ka njoftuar tek salla operative, se brenda ambienteve të qendrës së votimit është goditur nga shtetasi L. T.,
Menjëherë është shkuar në afërsi të qendrës së votimit, dhe është bërë shoqërimi i shtetasit L. T., për në ambientet Komisariatit.
Në Komisariat është paraqitur dhe shtetasi E. G., për të bërë kallëzim, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
“KORÇA BOOM”
