top of page

Ish-futbollisti i Skënderbeut firmos në Kosovë…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 10, 2023
  • 1 min read

Ish-futbollisti i Skënderbeut Enis Gavazaj ka firmosur një kontratë të re 1-vjeçare në Kosovë, me Drenicën. Në këtë mënyrë aventura në Shqipëri e 28-vjeçarit ka përfunduar për t’u kthyer në shtëpi.

Gavazaj ka luajtur në Shqipëri me Skënderbeun, Dinamon dhe Kukësin, ndërkohë që ka luajtur edhe në Belgjikë me Gent dhe Roeselare. Më parë Gavazaj ka luajtur edhe me Prishtinën, po në Kosovë atje ku është rikthyer sërish, por këtë herë për të firmosur me klubin nga Drenica.

Sulmuesi Gavazaj shkëlqeu me Skënderbeun në ato vite, por tashmë ka menduar të kthehet të luajë në Kosovë edhe pse ka që nga muaji shkurt pa luajtur në një skuadër.



bottom of page