Ish-i i Skënderbeut, Ardit Nikaj debuton me “këmbën e mbarë” te Wisla Krakov
- Jul 21, 2025
- 1 min read
Ardit Nikaj e ka nisur me këmbën e mbarë, aventurën në futbollin polak, teksa ka debutuar në triumfin 0-4 që skuadra e tij Visla Krakov arriti në transfertë ndaj Stal Mielec, në duelin e vlefshëm për javën e parë të kampionatit.
Sulmuesi shkodran e nisi këtë përballje nga stoli, teksa në minutën e 80-të, zuri vendin e autorit të golit të parë Zvolinski.
Visla Krakov është padyshim favoritja kryesore në këtë edicion, që do të synojë ngjitjen në elitën e futbollit polak.
Duke qenë se Nikaj është bashkuar rishtazi me skuadrën e tij të re, pritet që në duelet e ardhshme, 23-vjeçari të ketë edhe më shumë minuta, pse jo ta nisë edhe si titullar.
“KORÇA BOOM”
















