Ish-i i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, zyrtarizohet te Elbasani sezonin 2025-2026
- Korca Boom
- May 6
- 1 min read
Ivan Gvozdenoviç do të vazhdojë të qëndrojë te Elbasani. Klubi vetëm pak minuta më parë ka bërë të ditur se trajneri serb do të vazhdojë projektin e tij në krye të verdhebluve.
Palët mes tyre duken mjaft të kënaqura dhe në këtë mënyrë bashkëpunimi mes tyre do të zgjasë minimalisht edhe 1 sezon tjetër. Vlen të theksohet se timonieri serb e mori drejtimin e Elbasanit nga mesi i kampionatit, ndërsa luftoi deri në ndeshjen e fundit për të siguruar një vend në “Final – Four”.
Pas mbylljes së kampionatit, Elbasani u rendit në vendin e 5-të me 50 pikë, 3 më pak se Partizani ndaj të cilit humbi në ndeshjen e fundit të Superiores. Pavarëisht kësaj, drejtuesit janë bindur nga Gvozdenoviç dhe i kanë besuar sërish skuadrën për sezonin e ri.
“PROJEKTI VAZHDON… ????
Ivan Gvozdenoviç, "timonier" i verdhebluve në sezonin e ardhshëm. ????????
#FORCAELBASAN”, shkruhet në postimin e Elbasanit.
“KORÇA BOOM”

