top of page

Ish-i i Skënderbeut, Rashica shpallet futbollisti i muajit në ekipin ukrainas

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 2
  • 1 min read

Ermir Rashica, futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë në grupmoshat e reja po kalon momente të mira në Ukrainë.


21-vjeçari është zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit te skuadra e Metalistit 1925, shkruan Indeksonline.


Ai është votuar si më i miri nga tifozët e skuadrës ukrainase.


Rashica, pas transferimit në futbollin ukrainas ka zhvilluar katër ndeshje, ka shënuar një gol dhe ka bërë tri asiste.


Kujtojmë se transferimi i tij te Metalisti ndodhi gjatë afatit kalimtar të janarit për shifrën rekord deri në 800 mijë euro.


“KORÇA BOOM”



bottom of page