“Ish”-i i Skënderbeut tregon muskujt, 90 minuta larg “play-off”-it
- Korca Boom
- Aug 15, 2023
- 1 min read
Ka vetëm pak kohë që ka veshur fanelën e Strugës dhe “ish”-i i Skënderbeut, Vangjel Zguro, është kthyer në një lojtar shumë të dashur për struganët dhe tifozërinë e vet.
Në fakt, edhe kur ka qenë te Skënderbeu ka pasur një grintë të lartë dhe pogradecari po tregon një formë të jashtëzakonshme edhe në Europë dhe së bashku me Shpëtim Duron, janë dy ish-ë të Skënderbeut.
Të enjten Struga luan ndeshjen e kthimit në Europë në Luksemburg, teksa takimin e parë në Maqedoninë e Veriut e ka fituar 3-1. Rezultat që premton shumë dhe në Luksemburg, struganët kanë shanse t’ia dalin.
Vangjel Zguro, ish-i i Skënderbeut ka treguar muskujt përpara ndeshjes së kthimit, duke treguar se është në ''top-formë'' dhe duke karikuar ekipin e tij.
Suksese Vangjel Zguro! Suksese Shpëtim Duro! Suksese Struga!
