Ishte koha kur nëpër shkolla vizatohej stema e Skënderbeut
- Korca Boom
- Jul 5, 2023
- 1 min read
Jo më kot po sjellim për të gjithë ju të nderuar miq të faqes sonë, këtë foto kaq domethënëse. Shumë njerëz e mbajnë mend, por edhe shumë të tjerë që se kanë fiksuar, ju themi: Kjo foto ka qarkulluar shumë afërsisht një dekadë më parë.
Qarkullonte sepse Skënderbeu në atë kohë dominonte futbollit shqiptar dhe më shumë se kaq po kapte majat e veta edhe në Europë.
Edhe nëpër shkollat shqiptare shkruhej dhe flitej për Skënderbeun.
Në këtë foto shohim një nxënëse që vizaton qartë me shkumësin e saj në dërrasën e zezë stemën e Skënderbeut, simbolin më të madh të asaj kohe .
Por, asgjë nuk ka përfunduar. Sërish do të shikoni Skënderbeun e madh, shumë shpejt, madje më shpejt se si e mendojnë edhe kundërshtarët e fanelës bardhekuqe.
Skënderbeu do të rikthehet dhe bëni gati historinë e një faqeje tjetri libri, sepse edhe shkumësi i kësaj nxënëseje nuk do të dalë për të shkruar sukseset e mëdha të Skënderbeut.
