top of page

Ishte pjesë e Skënderbeut, ish-futbollisti i Shpresave prezantohet në klubin e ri në Shqipëri

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 6
  • 1 min read

Updated: Aug 7

Klubi i Laçit ka bërë një tjetër prezantim, pasi ka afruar në radhët e tij mesfushorin Henrik Nerguti. Lojtari 22-vjeçar, ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare për të vijuar karrierën e tij në Kategorinë e Parë.


Ish-futbollisti i Shpresave, provoi të luante në Superiore në edicionin e kaluar, por pa shumë sukses në aventurën te Skënderbeu, duke u larguar pas pak muajsh.


NJOFTIMI I LAÇIT


Zyrtare: Henrik Nerguti vishet bardhezi!


Mesfushori qendror ka firmosur me klubin tonë një kontratë 2-vjeçare!

22-vjeçari me përvojë në nivele të larta vjen për të sjellë ekuilibër, vizion dhe inteligjencë loje në mesfushë.


▪️ Ish-lojtar i Skënderbeut, Mura (Slloveni), Beltinci, FC Internacional Tirana

▪️ Ish-lojtar i Shqipërisë U21


Një hap i ri, një kapitull i ri, një fanellë e re!


“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page