top of page

“Italia burgu im i parë”, Elsa Lila tregon dhimbjen e madhe pas humbjes së nënës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 31
  • 1 min read

Këngëtarja Elsa Lila ka bërë një rrëfim të fortë përballë Grida Dumës.


Ajo ka treguar për herë të parë se si mori lajmin e vrasjes së nënës së saj në vitin 1997, vetëm pesë muaj pasi ishte larguar nga Shqipëria me helikopterin e ambasadës italiane.


“Italia ishte burgu im i parë. Nuk më lejuan të kthehesha, kufijtë ishin të mbyllur. Doja vetëm ta shihja nënën, por nuk munda. E kam parë vetëm një gur kur u ktheva në tetor,” rrëfeu ajo.


Edhe sot, pas shumë vitesh, Elsa thotë se truri i saj nuk e ka pranuar ende humbjen: “E mendoj sikur është diku, në një kontinent tjetër, dhe po jeton jetën e saj”, shprehet këngëtarja.


Përjetimet për muajt në përballje me drejtësinë italiane, këngëtarja Elsa Lila i ka përshkruar edhe në librin e saj “Mirë se erdhe në Rebibbia”./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page