top of page

Ivan Gvozdenoviç eksperimenton me mbrojtjen…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 3, 2023
  • 1 min read

Si në asnjë miqësore te deritanishme, tek korçarët nuk kishim parë një mbrojtje me tre futbollistë. Dje ndaj Elbasanit stafi teknik kishte reshtuar, Prençin në qëndër, Frashërin dhe Shaqe nga krahët. Kjo një vendosje statike pasi në dinamizmin e lojës kthehej edhe Zenullari.

Në pjesën e dytë pamë një vendosje me 4-4-2, çka do të thotë se pas pësimit të dy golave Gvozdenoviç fillon vendosjen ndryshe duke kaluar Frashërin në qëndër të mbrojtjes dhe Gerco vendoset mbrojtës i djathtë.

Pas kësaj vendosje u pa qartë se edhe koridoret mbylleshin më mirë dhe kundërshtari nuk kishte hapësira.

Një gjë të tillë e tha dje për portalin tonë edhe trajneri Ivan Gvozdenoviç, duke deklaruar se testet miqësore janë për të parë skema të ndryshme. Një tjetër vendosje e Skënderbeut dje në fushë ka bërë që serbi i pankinës të shikojë se si mund të funksionojë më mirë ky Skënderbe.




bottom of page