Ivi Kaso me tone të ashpra ndaj Peleshit dhe Ramës: “Hiqjuni qafe Korçës!”
- Korca Boom
- 7 days ago
- 1 min read
Këtë pasdite, Partia Demokratike zhvilloi takimin përmbyllës zgjedhor në qytetin e Korçës. Në fjalën e tij hapëse, kandidati i PD-së, Ivi Kaso foli me tone të ashpra ndaj socialistëve.
Kaso përmendi një sërë problematikash, që nga prishja e Pazarit, te teatri dhe privatizimet.
Kaso u shpreh se socialistët e kanë nxjerrë në ankand qytetin .
Kaso shtoi se më 11 maj do të vendoset mbarimi i kësaj periudhe kriminale.
“Kam dëgjuar plot shqetësime e probleme teksa kam pare shpresë e optimizëm. Ndryshimi po vjen e po troket. Do të vijë nga demokratët e Korçës. Kemi kaluar vështirë. U kemi mbijetuar tentativave për asgjësimin tonë. Por qendruam dhe sot ky shesh i mbushur e tmerron Edi Ramën dhe Peleshin. Ju i dëgjuat ata pak ditë më parë në Korçë.
Premton gjera që duhet të ishin realizuar 5 vite përpara. E gjetën rrugën të shtruar nga PD dhe nuk ditën ta çonin përpara. Nuk deshën se Edi Rama pa pasur prioritet të shtrydhë shqiptarët. Ata që e janë në pushtet prej 21 vitesh, kanë nxjerrë në ankand qytetin.
Sot korçarët përpara se të votojnë, të kujtojnë sesi në qeverisjen e Ramës u prish pazari, teatri, kalldremët, u betonizua parku ‘Rinia’ dhe mbetëm pa kinema. Stadiumi që thotë se do ta bëjë por do prishë hapësirën e gjelbërt. Po privatizon zonën afër Santoriumit. Sa e sa të tjera mund të numërojmë deri në darkë.
Shqiptarët e duan vendin si e gjithë Europa. Paska qenë ë shkruar që ndryshimet e mëdha të vijnë vetëm nga PD. Më 11 maj do të vendoset mbarimi i një periudhe kriminale. Hiqjuni qafe Korçës dhe gjithë Shqipërisë!”,-tha Kaso./CNA
“KORÇA BOOM”
