Ja ç'ka bërë Gvozdenoviç para stërvitjes...
- Korca Boom
- Jul 26, 2023
- 1 min read
Para stërvitjes së djeshme trajneri Ivan Gvozdenoviç ka zhvilluar një takim me të gjithë antarët e stafit të tij. Së pari, ka marrë informacion nga stafi mjekësor dhe i është konfirmuar se nuk ka asnjë futbollist të dëmtuar.
Më pas ka marrw një informacion nga zv/trajneri Gentjan Liçi dhe përgatitësi i portierëve Erjon LLapanji mbi planin stërvitor të ditës. Të tre së bashku më pas kanë shkuar tek dhomat e futbollistëve dhe u është komunikuar mbi stërvitjen e ditës.
Por nuk mbarojnë këtu takimet, pasi një bisedë me dyer të mbyllura është zhvilluar me Ilirjan Përmetin. Natyrisht me të është diskutuar mbi futbollistët që priten të mbërrijnë tek Skënderbeu.
