top of page

Ja 10 deputetët e qarkut të Korçës na karriget e parlamentit/ Nga Peleshi te Kuko, Kaso e Kreka

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 17
  • 1 min read

Tashmë 140 deputetët e sesionit të ardhshëm parlamentar thuajse janë zbuuar, ndërkohë që vlen të theksohet se në parlamentin e ardhshëm do të kemi 10 deputetë nga qarku i Korçës.


Nga këta 6 janë të Partisë Socialiste dhe 4 nga Partia Demokratike. Vlen të theksohet se listën e socialistëve e kryeson Niko Peleshi dhe në parlament 2 prej tyre do të jenë gra, Romina Kuko dhe Besa Spaho.


Nga ana tjetër Partia Demokratike e qarkut të Korçës do të kryesohet nga Ivi Kaso, ndërkohë që e vetmja femër do të jetë Ledina Alolli.


Më poshtë gjeni edhe listën e 10 emrave që do të përfaqësojnë qarkun e Korçës në parlamentin e ri që fillon në muajin shtator:

 

Niko Peleshi (PS)

Romina Kuko (PS)

Genti Lakollari (PS)

Ilirian Pendavinji (10133 vota) (PS)

Bledi Çomo (9478 vota) (PS)

Besa Spaho (6691 vota) (PS)

Ivi Kaso (PD)

Ledina Alolli (PD)

Bledjon Nallbati (PD)

Fidel Kreka (6523 vota) (PD)


“KORÇA BOOM”



bottom of page