Ja cfarë ndodhi në stërvitjen e korçarëve…!?
- Korca Boom
- Aug 23, 2023
- 1 min read
Para fillimit të stërvitjes tek korçarët, u pa qartë se ekipi jo vetëm është përqëndruar tek procesi stërvitor, por nuk munguan edhe nota humori.
Futbollistët kanë mbërritur të parët në stërvitje dhe më pas stafi drejtues. Në pritje të trajnerit, futbollistët nuk ngurruan as të kishin mes tyre shkëmbim batutash, ku natyrisht ata që shquhen për nota humori janë Frashëri, Lika, Prençi, Liço dhe më pas përfshihen të gjithë të tjerët.
Kështu e fillojnë korçarët një stërvitje, për të qënë më pas shumë të përqëndruar në procesin stërvitor.
