top of page

Ja korçari që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lituani…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 6, 2023
  • 1 min read

Georg Qafzezi do të jetë korçari që do të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Europian individual për U-17 në badminton, që do të startojë ditën e nesërme, pra të hënë, në Vilnius të Lituanisë.

Ky është lajmi më i fundit që ka mësuar portali ynë, teksa Qafzezi do të jetë pjesëmarrësi i vetëm në këtë Europian në këtë lloj sporti. Siç dihet sporti i Badmintonit ka vite që praktikohet në qytetin e Korçës, nën drejtimin e trajnerit Mishel Pili dhe gjatë këtyre viteve ka arritur suksese të shumta.

Shpresohet që edhe ditën e nesërme Qafzezi të arrijë rezultate të kënaqshme dhe sigurisht është krenari që një korçar si Georgi të përfaqësojë qytetin tonë në arenën ndërkombëtare.

I urojmë suksese Georg Qafzezit dhe të na nderojë në këtë Kampionat Europian…!



bottom of page