Ja ku do ta zhvillojë Skënderbeu fazën përgatitore...
- Korca Boom
- Jul 5, 2023
- 1 min read
Zyrtarisht korçarët kanë filluar përgatitjet e tyre, por një fazë e mirëfilltë pritet të fillojë më datën 8 korrik.
Kjo sipas trajnerit Gvozdenoviç lidhet më kompletimin e ekipit. Por vendi duket se do të ngelet i pandryshuar, pra në Korçë filloi dhe po në këtë qytet do të përfundojë.
Me pak fjalë korçarët nuk do të zhvendosen gjetkw pwr tw zhvilluar kwtw fazw pwrgatitore. Ka qënë trajneri Gvozdenoviç që ka marrë një vendim të tillë dhe sipas tij: “Korça ka klimën e duhur, terenet nga më të mirat dhe një faktor tjetër është fakti se janë të gjitha mundësitë për zhvillimin e ndeshjeve miqësore, kjo pasi shumë ekipe do të jenë në Pogradec dhe Korçë për zhvillimin e fazës përgatitore nga ana e tyre.”
