top of page

Ja kur do ta shohim sulmuesin xhamajkan në fushë...!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 6, 2023
  • 1 min read

I ardhur me shumë bujë tek korçarët, Zhordan Fleçer ka zgjuar pritshmëritë e korçarëve. Madje tifozët janë të interesuar për ta ndjekur edhe në stërvitje, por deri tani nuk kanë pasur mundësi të kenë një ide më të qartë.

Kjo edhe për atë se Fleçer vazhdon akoma të kryejë stërvitje individuale dhe stafi ka menduar se kjo do të ishte më e mira për të. Por nga sa kemi mësuar, do të jetë ndeshja miqësore e së hënës edhe prova e parë për të.

Trajneri Gvozdenoviç ka menduar që Fleçer të jetë në fushën e lojës për 45 minuta, ku sipas tij kaq janë mëse të mjaftushme, për të mos e rënduar edhe më shumë nga ana fizike.




bottom of page