Ja kur nisen korçarët drejt Rrogozhinës..!?
- Korca Boom
- Aug 24, 2023
- 1 min read
Korçarët do të startojnë në transfertë ndeshjen e parë, takimin me Egnatian në një ndeshje që mbart emocionet e fillim kampionatit. Ky takim do të luhet të shtunën dhe do të startojë në orën 17:00.
Korçarët do të zhvillojnë edhe dy ditë seanca stërvitore. E enjtja (pra dita e sotme) do të jetë me dy seanaca dhe më pas ditën e premte është menduar me një seancë stërvitore, paradite dhe me pas do të ketë udhëtim.
Bardhekuqtë kanë menduar që të kalojnë natën e fundit përpara ndeshjes në qytetin e Elbasanit. Një mundësi është diskutuar edhe për në Durrës, po duke qënë se ka fluks pushuesish edhe vështirësitë e akomodimit janë të mëdha që ekipi të qëndrojë në qytetin bregdetar.
Kështu që në këto kushte më qetë është në Elbasan, por nesër do të vendoset përfundimisht se ku do të akomodohet Skënderbeu një ditë përpara ndeshjes ndaj Egnatias.
