Ja kush është Gvozdenoviç, trajneri i Skënderbeut
- Korca Boom
- Aug 13, 2023
- 1 min read
Ivan Gvozdenoviç, trajneri i Skënderbeut ka lindur në Serbi më 19 Gusht të vitit 1978 dhe është 45 vjeç. I martuar dhe ka një djalë, i cili studion në Itali. Zotëron licensën "Pro" të UEFA-s
Gvozdenoviç ka filluar karrierën si futbollist profesionist me ekipin e Napredakut në moshën 20-vjeçare. Më pas është aktivizuar me Minicolar të Beogradit. Pas tre vjetësh me Red Star kalon te FC Metc. Karriera e tij vazhdon me aktivizimin tek Bugge, Dinamo Metalurg, Vojvodina e më pas kalon tek ekipi i Kavallës në Greqi. Në vitin 2011 vjen tek Tirana dhe pas këtij momenti aktivizohet tek Skënderbeu për tre vjet dhe mbyll karrierën futbollistike tek ekipi i Kukësit.
Përsa i përket trajningut e ka filluar si zv/trajner tek Tirana, ka kaluar te Kukësi është rikthyer përsëri në kryeqytet dhe në vitin 2017 ka kaluar po zv/trajner tek Al-Faesaly Aman. Pas këtij momenti fillon si trajner i parë në këto ekipe: Al Mujasal, Radniçki, Foesta Sukeava, Saham. Në gjysmën e sezonit të kaluar merr drejtimin e Skënderbeut për ta shpallur atë ekipin kampion në kategorinë e parë.
