top of page

Njihuni me njeriun më të afërt të Skënderbeut…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 4, 2023
  • 1 min read

Kemi folur për të gjithë tek Skënderbeu, por duket se vërtet kemi harruar një njeri që po jep gjithçka për këtë ekip.

Bëhet fjalë për Lefter Sherin, atë që në çdo moment është atje me futbollistët, madje ata e shohin si një prind, këtë njeri që jeton me hallet, gëzimet dhe sukseset e gjithsecilit.

Punëtori që tashmë ka 12 vite me këta futbollistë, ka pritur dhe përcjellë me qindra lojtarë tek Skënderbeu dhe ata sot e respektojnë. Në ditë me diell, me shi, me borë Lefteri është atje duke u afruar bazën materiale të stërvitjes, vjen i pari dhe ikën i fundit, gjithnjë në mbështetje të ekipit, si në stërvitje ashtu edhe në çdo ndeshje.

Lefteri është i respektuar nga të gjithë, madje ai tani fillon dhe flet si një trajner futbolli dhe ka të drejtë pasi ka punuar me disa trajnerë, ka parë si askush tjetër çdo seancë të këtij ekipi. Por Lefteri ka shumë për të thënë dhe ajo që nuk do ta harrojë kurë, janë ato vite të atij Skënderbeu të madh. Ai beson se do të ketë mundësinë ta shikojë edhe një herë në ato nivele. “Korça Boom” ka detyrimin ti thotë këtij njeriu të palodhur:

Respekte Lefter...!


bottom of page