Ja kush është “raketa fluturuese” në Korçë...!
- Korca Boom
- Aug 13, 2023
- 1 min read
Hitoria sportive do të flasë edhe për një atlete që e kemi etiketuar si “raketa fluturuese”, ajo është Alma Thano. Vajza e imët korçare, që askujt nuk ja mbushte mendjen, filloi të thyejë me rradhë të gjitha rekordet në garat e shpejtësisë në 100 dhe 200 metra, janë plot 20 rekorde kombëtare.
Por në karrierën e saj ka një kulm që edhe sot e bën ta quajmë “raketa fluturuese”, në Kampionatin Ballkanik në Turqi në vitin 1993 ajo zë vendin e pare në 100 metra, duke vendosur edhe një rekord kombëtar me 11.07, një rekord që edhe sot është i pathyeshëm. Por, në të njëjtën kohë ajo fiton në Turqi katër medalje duke u bërë një ikonë e atletikës sonë.
