top of page

Ja kush e përfaqëson Korçën në “drejtësinë” e futbollit…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 12, 2023
  • 1 min read

Nëse do të flasim për gjyqtarët e futbollit, ata që gjykojnë aktualisht nga qyteti i Korçës, kemi këtë katërshe vërtet të shkëlqyer. Janë katër gjyqtarët e futbollit nga qyteti ynë, ku njëra prej tyre është femër.

Ervin Kotomelo, Bariokels Hamzaj, Jetmir Potka dhe Anxhela Sula, janë katër gjyqtarët që vendosin drejtësi në fushat shqiptare dhe përfaqësojnë denjësisht gjykimin korçar.

Ervin Kotomelo, padiskutim është ai që ka një përvojë të madhe dhe gjykon si gjyqtar kryesor. Ka qenë ish-futbollist i Skënderbeut. Në fushën e gjyqtarisë ka vite të tëra dhe ka një reputacion vërtet të mirë.

Bariokels Hamzaj, është edhe ky një gjyqtar me shumë përvojë. Gjyqtar anësor dhe që ka vite në këtë fushë, të cilën e bën vërtet mirë. Fjalët më të mirë për këtë djalosh që edhe ky përfaqëson Korçën.

Jetmir Potka, një djalë i ri në fushën e gjykimit, që bën kryesorin sidomos në ndeshjet e moshave, ose përfaqëson kolegjiumin e Korçës bashkë me të tjerët. Djalë me të ardhme dhe kërkues nga vetja.

Anxhela Sula. Jo më kot vajzën Sula e lamë në fund. Është një nga vajzat e talentuara në fushën e gjykimit dhe gjyqtare anësore e shkëlqyer. Është e rrallë që femrat t’i shikosh në fushën e gjykimit, por Anxhela me punën dhe vullnetin e saj ka arritur vërtet shumë. Bravo vërtet për këtë vajzë.

Të katër së bashku vijnë në këtë foto, duke treguar se Korça e ka pasur dhe e ka gjykimin në futboll, madje këta tre djem dhe Anxhela, përbëjnë atë që quhet Kolegjumi i Korçës.

Faleminderit për atë që jepni në fushat shqiptare dhe vërtet Bravo ju Qoftë…



bottom of page