top of page

Ja me çfarë skeme do të luajë Skënderbeu në superligë...

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 25, 2023
  • 1 min read

Trajneri i korçarëve Ivan Gvozdenoviç është drejt mbylljes edhe të planit të tij taktik. Nga sa është parë dhe mësuar, serbi i korçarëve parapëlqen skemën 4-1-4-1. Nga vetë skema mësohet se kërrkon të ketë një mesfushë të mbipopulluar dhe mbrojtje mjaft të ngjeshur për të mos lejuar hapësira dhe për të pasur një sulmues në majë të deklaruar.

Por, kjo skemë është shumë fleksibël pasi në vartësi edhe të lojës zhnderohet shpejt në 4-3-3, atje ku dy mesfushorët e krahëve janë edhe sulmues të fshehur që godasin portën.

Deri tani që kjo skëmë të funksionojë ashtu siç edhe duhet, kërrkohet ai sulmuesi që të mbajë peshë. Do të jetë me sa duket Fleçer ai që do të ketë këtë detyrë tek korçarët.



bottom of page