Ja mungesa e korçarëve, gjendet zëvendësuesi…
- Korca Boom
- Apr 17
- 1 min read
Një mungesë të deklaruar ka për këtë ndeshje në radhët e korçarëve dhe kjo për shkak të kartonëve. Kështu, ai që do të mungojë është Estrela, futbollisti që ka plotësuar numrin e kartonëve për t’u skualifikuar. Korçarët humbasin kështu një forcë si mbrojtës ashtu edhe si fantazist në çdo pjesë të lojës.
Por menjëherë Gjoka do të gjejë edhe zëvendësuesin. Nuk e ka vendosur përfundimisht se kush do të jetë, por nga sa mësohet, në këtë pozicion do të vendoset pikërisht Juri Merlim. Në fakt, ai e ka bërë këtë rol më parë dhe do të luajë kështu pak më i tërhequr, në kufijtë e mbrojtjes. Megjithatë, mund të vendoset edhe Sabo në një pozicion ndryshe.
Gjithsesi, sido që të vendoset, Gjoka ka luksin të përzgjedhë futbollistë, pasi tashmë është në një moment kur edhe ka mundësinë e përzgjedhjes.
“KORÇA BOOM”
