top of page

Ja prezantimi i futbollistëve korçarë, Beçka-Hysolli me fanelë tjetër…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 26, 2023
  • 1 min read

Jo pak, por tre futbollistë ka huazuar Skënderbeu te ekipi i Tomorit të Beratit, skuadër që do të luajë në kategorinë e parë këtë sezon.

Duke qenë se kishin pak hapësirë te skuadra e Skënderbeut, klubi vendosi që t'i huazojë për një sezon tre futbollistët te beratasit dhe tashmë ata kanë bërë edhe prezantimin.

Dy prej tyre janë në këtë foto me fanelën beratase, ndërkohë që Kostika Beçka dhe Kevin Hysolli, kanë postuar edhe foton me fanelën e re. Po ashtu edhe Erest Lamellari dhe tashmë Tomori mbushet me futbollistë nga Skënderbeu.

Dy lojtarët në foto, Beçka dhe Hysolli janë nga 20-vjeç, ndërkohë që Lamellari është 18-vjeç. Të tre janë futbollistë të talentuar dhe me prespektivë.

Suksese djema!



bottom of page