Ja pse u tërbua Gvozdenoviç dhe u fut në fushë…!
- Korca Boom
- Jul 10, 2023
- 1 min read
Në pjesën e dytë të testit të djeshëm të Skënderbeut, ajo që ra në sy te të gjithë ishte momenti kur Ivan Gvozdenoviç ndali lojën dhe u fut në fushë. Madje njëshi i stolit u pa duke bërtitur me të madhe. Sigurisht që kjo ndalesë është komentuar shumë.
Vetë trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, pas testit miqësor e komentoi kështu këtë situatë për “Korça Boom”: “Ishte vetëm një moment ai që u futa në fushë. Ndeshja ishte 1-0 për ekipin me fanela të kuqe dhe u futa për t’u thënë lojtarëve me fanela të bardha mënyrën se si duhet të ishin sa më shumë agresivë dhe të barazonin rezultatin. Asgjë më shumë se kaq,” - ka thënë Gvozdenoviç për portalin tonë.
Me pak fjalë, pavarësisht mënyrës se si u duk në momentin e parë, asgjë nuk ka ndodhur. Thjesht njëshi i pankinës ka bërë atë që duhet të bëjë, aq më tepër që këto ndeshje i shërbejnë shumë skuadrës, sidomos në këtë moment.
